Rohde: Marrëveshja e arritshme, Kosova duhet ta sjellë Asociacionin, është shans historik drejt njohjes reciproke

E publikuar: 12/03/2023 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rohde

Ambasdori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka oftuar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Jorn Rohde, në përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje.

Rohde shkroi në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin “tani”, raporton Gazeta Express.

“Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe ta sjellë Asociacionin tani”, shkroi Rohde.

Ambasadori gjerman tregoi edhe apelin e tij për Kosovën dhe Serbinë para takimit të rëndësishëm në Ohër.

“Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbni autobusin’”, shkroi Rohde.

“Një marrëveshje do ta përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, theksoi ambasadori i Gjermanisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër, mes përpjekjeve të ndërkombëtarëve për t’i bërë ata që ta nënshkruajnë një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve.