Rohde: Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh

E publikuar: 14/08/2024 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh dhe se nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës.

“Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës, mirëpres koordinimin”, ka shkruar ai në ‘X’.