Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet i lumtur që mbrëmë shijoi muzikë dhe se në mesin e muzikantëve ishin 8 nga Bosnja e Hercegovina.
“Mbrëmë, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor solli magjinë muzikore në Prishtinë! 50 talentë të rinj nga rajoni dhanë një performancë të paharrueshme – bashkëpunim i vërtetë rajonal në veprim”.
“Fantastike të shohësh 8 muzikantë nga Bosnja dhe Hercegovina që përfitojnë nga vendimi i Kosovës për udhëtimin pa viza”, shkroi Rohde në postimin e tij në platformën X.