Rohde i bashkohet shqetësimit të asociacionit gjerman të bizneseve për tensionet në Kosovë

E publikuar: 23/06/2023 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jorn Rohde

Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar shqetësimit të Asociacionit Gjerman të Biznesit Lindor në lidhje situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka shpërndarë reagimin e këtij asociacioni, njofton Klan Kosova.

Sipas Asociacionit Gjerman të Biznesit Lindor, tensionet në veri po rrezikojnë investimet e ardhshme gjermane në rajon.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për ta lexuar reagimin e plotë të Asociacionit Gjerman të Biznesit Lindor.