Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjermani

E publikuar: 22/12/2024 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident i frikshëm ndodhi të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, ku një veturë hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe u përplas me turmën.

Dhjetëra persona u lënduan teksa 5 persona vdiqën, përfshirë dhe një 9-vjeçar.

Pas këtij incidenti të rëndë, krerët institucionalë dhe populli i Kosovës u solidarizua me Gjermaninë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde.