Rohde e Gueroti e urojnë Osmanin për çmimin “M100 Media”: Angazhimi i juaj e bën Kosovën zë të nevojshëm në Evropë

E publikuar: 22/08/2024 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, për çmimin “M100 Media Award” që do t’i jepet në prani të kancelarit Olaf Scholz.

Rohde i tha Osmanit se angazhimi i vendosur ndaj vlerave të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizimit, e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë e më gjerë.

“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë dhe më gjerë”, shkroi Rohde.

Urim për të paren e shtetit të Kosovës pati edhe ambasadori francez, Olivier Guerot, i cili tha se është i lumtur ta shoh që kontributi i saj po njihet.

“Liria e shprehjes dhe e shtypit është një gur themeli i demokracisë dhe drejtësisë. I lumtur të shoh që përpjekjet tua të njihen”, shkroi Guerot,