Rohan: Kosova ka humbur “anijen” për liberalizim të vizave

E publikuar: 16/02/2018 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë ekskluzive, ambasadori austriak Albert Rohan ka thënë se është e vështirë të kuptohet se pse Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, pasi sipas tij është kriteri kryesor për liberalizim të vizave.

Ai për “Zërin” po ashtu ka thënë se me ratifikimin e demarkacionit, Kosova do të ishte edhe më afër Bashkimit Evropian.

“Normalisht një çështje e tillë është e karakterit teknik, posaçërisht nëse ekzistojnë kufij historikë sikur në këtë rast. Pasi ekspertët dhe përfaqësuesit e Kosovës janë pajtuar me homologët e tyre nga Mali i Zi rreth detajeve dhe një marrëveshje është nënshkruar në emër të Kosovës, është vështirë për ta kuptuar pse kjo Marrëveshje ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi. Pasojat negative janë që Kosova nuk e ka përmbushur njërin nga kriteret për liberalizimin e vizave dhe e ka humbur “anijen” kur Ukrainës dhe Gjeorgjisë u është lejuar udhëtimi i lirshëm në BE vitin e kaluar. Në këtë mënyrë njëri nga hapat i cili do ta shpinte Kosovën më afër BE-së është humbur”, ka thënë Albert Rohan. /Zëri/