Fabio Fognini eliminohet që në raundin e parë të Roger Cup, që po zhvillohet në Montreal të Kanadasë. Tenisti ligur, i 27-ti në klasifikimin e përgjithshëm, u mposht me lehtësi 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-1 nga francezi Gael Monfils. Gjatë setit të parë Fognini pati një problem muskular, aq sa u desh ndërhyrja e fizioterapistit. Në setin e dytë italiani arriti të merrte vetëm një game, duke u dorëzuar pa kushte përballë francezit. Po na raundin e parë Buller mposhti 2-0 me sete Bester.
Në Rogers Cup, marrin pjesë 8 nga 10 tensitët më të mirë në botë. Mungon në këtë turne zvicërani Roger Federer, numri dy në botë si dhe spanjolli David Ferrer që klasifikohet i shtati.
Përsa u përket femrave, zhgënjen që në start Venus Williams. tenistja amerikane u dorëzua pa kushte përballë gjermanes Sabine Lisicki, që i fitoi me lehtësi të dy setet 6-0 dhe 6-3. Duhet theksuar se shumë nga ndeshjet e raundit të parë të këtij turneu u ndërprenë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që e bënë të pamundur vijimin e lojës.