Këngëtari veteran Rod Stewart donte të tregonte se nuk kishte probleme mes dy grave të tij, të shkuara dhe aktuale, teksa të gjithë merrnin pjesë në martesën e të birit Liam me Nicole Artukovich sot në Kroaci.
Dhëndri dhe nusja ishin me familjarët e tyre në kishën e Shën Ignatius në Dubrovnik.
79 vjeçari Rod është martuar tre herë dhe dukej sërish në formë me bashkëshorten ‘këmbëgjatë’ Penny Lancaster, 53 vjeçe, bashkë me gruan e tij të dytë, nënën e Liam, ish modelen Rachel Hunter.
Penny mbante veshur një fustan mandafshi ngjyrë vjollcë, ndërsa Rachel mbante një fustan të bollshëm jeshil për rastin e veçantë.
28 vjeçari Liam, sportist hokeji në akull është martuar me biznesmenen Nicole me të cilin presin një djalë që e kanë quajtur Louie.
Ndërsa Rod e Penny janë martuar në 2007 e kanë dy fëmijë së bashku, Alastair, 18 vjeç dhe vëllanë Aiden 13, që gjithashtu ishin prezentë.
Penny ka folur më parë për marrëdhënien e tyre duke thënë se problemet e të shkuarës janë tashmë “ujë i kaluar poshtë urës”.
Më parë Rod pranonte se Rachel e la duke i thyer zemrën pas martesës nëntë vjeçare në 1999.
Por tashmë tensionet duket se kanë kaluar teksa të gjithë në dukje ‘kanë bërë përpara’ dhe “janë bërë miq” me njëri tjetrin.
Më Rod, herët duke folur për marrëdhënien mes Rachel e Penny ai shpjegonte: “Tani ia kalojmë mirë, Penny nuk ka probleme me Rachel dhe kjo do të thtoë se kami bnërë diçka për së mbari nëtë kaluarën”, shkruan rrjeti Daily Mail./TCH