Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, anetaret e grupit “Gjurmet”, Migjen Kelmendi, Petrit Riza, Bekim Dyla dhe Tomor Kurshumliu, ishin ule mbas dekadash bashke rreth nji tavoline.
“Gjurmët” njoftuen shikuesit e Klan Kosoves se me 29 Dhetor, ne Tirane, ne Pallatin e Kongreseve, kane me mbajte nji koncert te madh te ribashkimit, me pjesemarrjen e Orkestres Simfonike te Radio Televizionit Shqiptar dhe shume miqve te ftuem.
Ne emision, “Gjurmet” lansuen edhe kangen e tyne ma te re, mbas 30 vjete, “Synin si qershija”, nji perpunim qe e realizuen me kangetaren e famshme nga Shkodra, Violeta Zefi.
Te ftuem
Linda Lee Hopkins, Dritero Nikci, Elina Duni, @Bujar Berisha,
MC Kresha, Taste2, Kastro Zizo, Zlatko Origjanski, Genc Salihu, Bojken Lako, Juliana Pasha, Vjoleta Zefi, Shpat Deda, Kamela Islamaj, Armaldo Kllogjeri, Alban Nimani, Xuxi, Dren Abazi, Oborri & Edona Vatoci, Andos, Donjeta Krasniqi, Nita Latifi, Rina Bilurdagu | Fan club, Kori “Jordan Misja”, Grupi Polifonik.
Kjo ngjarje e madhe muzikore realizohet nen patronatin e Bashkise se Tiranes,
RTSH – Radio Televizioni Shqiptar dhe Ministrise se Kultures se Shqiperise.
Gjurmet ne Tirane
29 Dhjetor, Pallati I Kongreseve Tirane ora 20h
Biletat mund te blehen nga e dita e Enjte, 10 Dhjetor ne Prishtine ne “Airtour “, kafeterite “Papillon” dhe Dit’ e Nat’.