Roboti mësoi të përdorë duart gjatë fjalimit, përmes videove ku shfaqen njerëzit duke prezantuar (Foto)

E publikuar: 13/11/2018 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët e mësuan një robot t’i përdorë duart sikur njerëzit kur flasin, duke i shfaqur pamje të prezantimeve të ndryshme.

Androidi ka zhvilluar aftësinë, që të shprehet me duar duke thënë ‘unë’ dhe ‘ti’, si dhe të hapë duart sikur është duke mbajtur diçka, transmeton Telegrafi.

Të aftësuarit e robotëve, të përdorin edhe duart gjatë fjalimit, jep ndjesinë dhe afërsinë se janë më shumë njerëz, pretendon kompania koreane që i ka prodhuar.

Prezantimet që i përcjelli roboti

Aplikacioni softuerik që është instaluar në të, ka përcjellë 52 prezantime nga TED që janë të postuara në YouTube – prezantime nga ekspertët, që flisnin për tema të ndryshme.

“Njerëzit e përdorin edhe duart kur flasin, që të tregojnë se sa e rëndësishme është tema, ta bëjnë ngjarjen më dinamike, apo thjeshtë iu ndodhë spontanisht”, kanë thënë zyrtarë të kompanisë prodhuese.

Sipas tyre, të lëvizurit e duarve e bën të duket shumë më njerëzor, që t’ju lë shërbyesve ndjesinë që nuk janë duke komunikuar më një makineri.

Ky program zhvillohet vetëm duke mbledhur materiale, në të cilën shfaqen lëvizjet konkrete, siç është lëvizja në këtë rast. Pasi që softueri të ketë mësuar të sinkronizojë frazat me lëvizje, atëherë integrohet për ta kompletuar robotin.

Imazhet e prezantuesve është dashur të vijëzohen, në mënyrë që të tregohet qartë se cilat lëvizje po bëhen derisa po flitet. Pasi të jetë konsumuar materiale, mbi 40 vullnetarë kanë komunikuar me robotin, që ka hapur krahët kur e ka thënë frazën gjithçka. /Telegrafi/