Robotë të vegjël në formë mizash, për polenizim në rast se ndodhë ‘apokalips insektesh’ (Video)

E publikuar: 10/10/2018 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët holandezë kanë krijuar robotë të vegjël në formë të mizave, po që se ndodhë ndonjë i ashtuquajtur apokalips insektesh.

Ekipi i Delft University of Technology në Holandë, besojnë se kanë zgjedhur problemin, në rast se insektet zhduken si pasojë e pesticideve, apo ngrohjes globale, transmeton Telegrafi

Krahët e DelFly Nimble mund të përplasen deri në 17 herë në sekondë, duke ia mundësuar që të lëvizë me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë. Këta robotë e kanë sistemin e njëjtë të punës me mizat e pemëve, teksa lëvizin me shkathtësi dhe rrotullohen deri në 500 shkallë.

Në këtë formë, mund të shfrytëzohen për polenizim, po që se kjo procedurë e domosdoshme në florën planetare, nuk mund të bëhet prej insekteve normale.

Sfidë për shkencëtarët, mbetet minimizimi i formave pa ia humbur shkathtësinë, si dhe mundësia e prodhimit të sa më shumë robotëve me kosto sa më të lirë. /Telegrafi/