Robertson: S’besoj që ka rrezik për luftë në Ballkan, Kosova e rëndësishme për sigurinë prandaj NATO shtoi trupat

E publikuar: 15/06/2024 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lord george Robertson CREDIT: Adam Butler/PA

Lord george Robertson CREDIT: Adam Butler/PA

Ish-sekretari i NATO-s, britaniku Goerge Robertson, ka thënë se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n dhe kjo është edhe arsyeja se pse Aleanca Veri-Atlantike ka vendosur të përforcoj trupat e saj në Veri të Kosovës pas ngjarjeve të fundit, shkruan Gazeta Express.

“Siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj këtu”, ka thënë Robertson për Kosovapress.

Ish-sekretari britanik ka thënë se kjo është arsyeja pse siguria në Kosovë do të ketë rëndësi për të ardhmen.

“Kjo është arsyeja pse siguria në këtë vend do të ketë rëndësi në të ardhmen, por edhe siguria ekonomike do te ketë rëndësi për brezin e ri”, është shprehur ai.

Sa i përket rrezikut për luftë, Robertson ka thënë se s’beson që ekziston një rrezik i tillë, derisa ka përmendur aktivitetin e Rusisë për ta trazuar rajonin.

“Nuk besoj se ekziston rreziku i luftës në Ballkan, por Rusia po ndërhyn në këtë rajon , ashtu sic po bën në Ukrainë”, ka thënë Robertson, duke shtuar se prandaj është e rëndësishme që Perëndimi të bashkohet që të mos lejojë triumfin e Rusisë në Ukrainë./GazetaExpress