Robert Berisha shuan heshtjen, flet për ndarjen me Norën

E publikuar: 15/02/2016 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U përfol për një ndarje të mundshme dhe se Nora Istrefi ishte zhvendosur në një banesë tjetër së bashku me vajzën e vogël. Por duket se gjithçka ka qënë veçse një sajim, pasi Roberti e ka hedhur poshtë këtë lajm në mënyrë kategorike.

Robert Berisha, bashkëshorti i këngëtares ka thënë për “revistawho.com” se gjithçka po qarkullon në mediat rozë nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jemi zhvendosur në “Dragodan”, në një banesë me qëra sepse jemi duke e shitur apartamentin ku jetonim deri tani. Në qershor do të hyjmë në një shtëpi të re, në lagjen “Marigona”.

Unë jam duke ndjekur punimet në të dyja shtëpitë, sepse edhe ajo ku jetonim deri tani, që do të shitet, po riparohet. Falë Zotit gjithçka në familjen tonë shkon mësë miri. Nuk ka asnjë ndarje dhe vërtet po na mërzisni me këto lajme”. /albeu.com/