Mbrëmë është mbajtur nata finale e spektaklit garues “Dance With Me 5”. Përpos konkurrentëve nga Shqipëria, në këtë edicion nga Kosova ka marrë pjesë edhe këngëtari Robert Berisha.
Duke qenë se “DWM5” u fitua nga Eni dhe Genci, Syri Kosova ka kontaktuar me këngëtarin Berisha, i cili ka thënë se fitorja ka qenë me meritë. “Jo s’ka pasur dallavere, janë spektakël korrekt dhe Eni e Genci e kanë merituar fitoren” janë fjalët e tij.
I pyetur se a mendon që ka inate për garuesit nga Kosova, duke qenë se ka shpesh komente nga publiku “Ky nuk fiton në Shqipëri se është nga Kosova”, Roberti ka dhënë përgjigje të prerë.
“Unë nuk bëj dallime, as nuk mendoj që ka këso inatesh se ne jemi një. Sikur të ishte kështu, nuk kishin fituar as dy kosovarët në vitin 2014 dhe 2017 në DWM. Theksoj edhe një herë: Jemi një komb” ka thënë Roberti.