Robbeni humbet sezonin

E publikuar: 26/03/2015 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori holandez i Bayern Munchenit, Arjen Robben, ka pësuar një dëmtim mjaft serioz. Problemi me muskujt e barkut i ka shkaktuar atij humbjen e pothuajse gjithë sezonit.
Sipas gazetës “Bild”, mjekët llogarisin që Robbeni të mungojë 6-8 javë, pra afër dy muaj, deri në rikuperimin total të plagës së tij në bark. Si pasojë, 31-vjeçari do të mungojë ndaj Leverkusenit në çerekfinale të Kupës më 8 prill, në të dyja supersfidat e Ligës së Kampionëve kundër Portos më 15 dhe 21 prill.
Në rast se Bayerni do të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës dhe Ligës së Kampionëve, ai, me shumë mundësi, do të mungojë edhe në to. Më 28-29 prill zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa pritet të jetë patjetër në finalen e Berlinit më 30 maj. Lajmi i mirë është se ai mund të rikuperohet që në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve nëse Bayerni do të kualifikohet.
“Dëmtimi i muskujve të barkut është mjaft delikat dhe kërkon vëmendje dhe kujdes të madh. Rigjenerimi i muskujve do kohë, prandaj koha do të jetë relativisht e gjatë. Mund të shkojë deri në dy muaj”, ka thënë mjeku specialist i muskujve të barkut, Karlheinz Zeilberger.