Sot bukuroshi i vogël i cili që kur erdhi në këtë botë u bë i njohur për publikun dhe mediet rozë, feston shtatë mujorin e lindjes, transmeton Gazeta Express.
Nëna e tij modelja e njohur Majlinda Zeka që kur e mori në krahë për herë të parë, dëshmoi se është një nënë shumë e përkushtuar.
Ajo kujdeset shumë për Roanin, e sheh atë duke u rritur e kështu duke përjetuar të gjitha momentet e bukura me të.
Në çdo muaj, Majlinda kujdeset të lë nga një kujtim të bukur të Roanit. Edhe sot kur Roani feston shtatë mujorin e lindjes, Majlinda ka realizuar një fotosesion ku ai duket shumë i bukur i veshur në të kuqe.
Roani po rritet dhe me këtë mund të vërehet edhe ngjashmëria që ka me të atin, reperin e njohur Majk.
“Djali i mamit shtatë muaj sot…Të dua#7muajsot”, ishte mbishkrimi që ka lënë Majlinda.
Urime të shumta nuk munguan për Roanin e vogël e simpatik.
“Happy 7 months per shpirtin”, “Happy 7 months old my favourite baby on the planet”, “oooo bukurosh”, Ooo si engjull po e du qit djal po i mir mashallah”, ishin disa nga urimet që i kanë lënë ndjekësit Majlindës në Instagram./Gazeta Express/

















