Rizvanolli thotë se Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, pas 7 vjetësh me humbje

E publikuar: 03/01/2025 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, siç ka thënë ajo pas shtatë vjetësh humbje.

Rizvanolli përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka paraqitur dy grafika në të cilën ka paraqitur fitimet nga Ibër-Lepenci që nga viti 2019 dhe po ashtu edhe humbjet.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook

Shifrat për vitin 2024 janë preliminare.

Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.