Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë, raporton Ekonomia Online.
Në Komision është miratohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në energji.Komisioni gjithashtu ka miratuar Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.