Lajmet

Rizvanolli paralajmëron humbje prej 9.4 milionë eurosh nga mosmiratimi i ligjeve për energjinë

14.05.2026 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rizvanolli paralajmëron humbje prej 9.4 milionë eurosh nga mosmiratimi i ligjeve për energjinë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media ka folur për planin e rritjes dhe çështje që ndërlidhen me sektorin e energjisë.

Ajo tha se Kosova rrezikon të humbasë miliona euro si pasojë e mosmiratimit të ligjeve për energjinë.

“Sa i përket ndihmave të sektorit të energjisë dhe obligimeve të tjera që ndërlidhen me Ministrinë e Ekonomisë, unë mund të them shifrën e saktë: është rreth 9.4 milionë që rrezikojmë t’i humbim si rrjedhojë e mosmiratimit të dy ligjeve për energjinë që i kishim në Kuvend Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjin për Energjinë. Kishte mundësi që këto ligje të miratoheshin. Ato ishin në Kuvend, i pari madje u miratua në lexim të parë, mirëpo kishte një organizim të jashtëzakonshëm të opozitës ditën e fundit, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe, që të votojnë kundër mocioneve për përshpejtim të procedurave.

Rizvanolli tha se votimi kundër mocioneve në Kuvend ishte vendim me inate politike dhe se dëmi që u shkaktohet qytetarëve është i madh.

“Ky ishte një vendim puro politik, i inatit politik. Nuk kishte të bëjë me përmbajtjen e ligjeve, mirëpo duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për dëmin që do t’i shkaktohet qytetarëve të Republikës së Kosovës, për vendin tonë, blloku opozitar vendosi që të bllokojë mocionet procedurale, megjithëse ne kishim votat për t’i kaluar ligjet si të tilla. Dhe t’ju them të drejtën, nuk ka pasur asnjë arsye përmbajtësore, pavarësisht çfarë është thënë në Kuvend atë ditë. Ju e keni parë se deputetët kanë qenë madje të opozitës aq të papërgatitur, sa që as për ligjin e duhur nuk flisnin, citonin krejtësisht ligjin e gabuar duke thënë gjëra të cilat thjesht nuk janë të sakta pastaj. Dhe mua më vjen shumë keq që rrezikojmë – përveç nëse arrijmë në ndonjë mënyrë të negociojmë shtyrjen e afateve për shkak të gjendjes – ne do të humbim, vetëm sa i përket obligimeve të Ministrisë së Ekonomisë, 9.4 milionë euro të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për çështje… për arsye se opozita vendosi ta vendosë inatin politik mbi interesin e qytetarëve të Republikës”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje