Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Në këtë forum kanë marrë pjesë ministra të vendeve të rajonit dhe përfaqësues nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe kanë diskutuar tema të ndryshme për të ardhmen e energjisë në rajon, përballja me krizat energjetike, orientimin drejtë energjisë së gjelbër dhe burimeve tjera energjetike të ripërtërishme.
Ministrja Rizvanolli ka qenë pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni Mesdheut Lindor, një kthim për sigurinë e energjisë në BE ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë, Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, diskutuan për bashkëpunimin energjetik në rajon.
Mes tjerash, Ministrja Rizvanolli ka theksuar se “lëndët e para si Litiumi, nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit”.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar se “bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit”, thuhet në njoftim.