
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Termocentralin Kosova B, ku po zhvillohet remonti në bllokun B1.
Ajo ka theksuar se punimet po ecin sipas planit dhe se paralelisht do të fillojë modernizimi i turbinës në bllokun B2 në fund të këtij muaji.
Investimet e këtij viti do të rrisin kapacitetin e bllokut B1 për 15 MW, ndërsa pas përfundimit të rehabilitimit, kapaciteti i termocentralit do të rritet për 80 MW dhe prodhimi vjetor për 600 GWh.
Gjatë vizitës, Rizvanolli është informuar për një rrjedhje në Bllokun B2, e cila ka shkaktuar daljen e bllokut jashtë funksionit, por ekipi po punon për ta rikthyer në funksion deri nesër në mëngjes.