Rivotim për herë të 4-ët ,Kamberi edhe një mundësi për t’u bërë deputet

E publikuar: 17/06/2022 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.

Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi në një përgjigje për Gazetën Express.
Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamber shkurt.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.

Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.