Shpata, shkopa kebabi dhe shtiza nga më të ndryshmet janë disa nga objektet që tajlandezët ngulin nëpër faqe për festivalin e përvitshëm të vegjetarianëve.
Shumë komunitete aziatike e bëjnë këtë ritual, por në Phuket e kalojnë kufirin, duke e çuar veten drejt ekstremeve të pabesueshme.
Përveç këtyre shpimeve, tajlandezët bëjnë edhe gara mbi prush.
Dy turistë kanadezë janë shprehur: “Është një eksperiencë e pabesueshme. Jemi habitur nga mungesa e gjakut. Mendonim se ishin vetëm disa persona që e bënin këtë, por pamë që pothuajse të gjithë shpoheshin pa problem”.
/ Top Channel