Në një intervistë brenda ceremonisë “Grammy”, Rita Ora ka folur për “The Vogue” për planet e saja për vitin 2018, me ç’rast ka treguar se do ta vizitojë edhe Kosovën.
“Në rrugën për ceremoninë e madhe të çmimeve në Madison Square Garden, Ora ndau gjithçka që pret këtë vit – turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vendlindje, Kosovë”, ka shkruar kjo revistë, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë.
Ditëve të fundit Rita Ora u përfol se do të performojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

















