Në një postim që e ka bërë në InstaStory, Rita flet shumë mirë për Beben.
Bebeja e kishte postuar një fotografi ku shihet se ka të veshur një bluzë nga kreacioni i Ritës dhe për këtë Rita e ka falënderuar.
“Të dua shumë vajza ime! Faleminderit që pe vesh bluzën time të re! Del nesër” ka shkruar mbi këtë fotografi Rita.

Rita përpos muzikës dhe aktrimit është e angazhuar shumë në industrinë e modës.
Ajo madje pat dizajnuar edhe një bluzë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilën ajo ende e ka në shitje online. /GazetaExpress/



















