Rita Ora zbulon lidhjen me Justin Bieber (Foto)

E publikuar: 16/02/2016 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është në një “betejë” me ish-të dashurin Calvin Harris, pasi ai i ndaloi të këndojë bashkëpunimin e tyre në “Teen Choice Awards”, mirëpo ndërkaq ka pranuar pëlqimin kundrejt Justin Bieber.
rita-ora-justin-bieber-1
Pikërisht, me këngëtarin është folur për një lidhje, fill pas ndarjes me DJ-in skocez. Biondja 25-vjeçare ka deklaruar në një emision radiofonik se ka një admirim të veçantë për Bieber: “Më pëlqen sesi është përfshirë, sesi po rritet dhe si po zhvillon karrierën.

Më ka bërë vërtet ta admiroj për mënyrën sesi e udhëheq veten”. Flitet se menjëherë pas ndarjes me Calvin Harris, Rita pati një aventurë tepër të këndshme në Meksiko me Justin.