Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora këto kohë gjithmonë e më shumë është në qendër të mediave, përsa i përket jetës së saj private. Brenda kësaj jave, që ka përkuar dhe me 25 vjetorin e këngëtares, bjondja sensuale është pikasur nga fotografët në takime me 3 meshkuj të ndryshëm.
Ditën e enjten, në 25-vjetorin e saj, artisja është pikasur në Londër me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Ata përfunduan festimet rreth orës 03.00 të mëngjesit, duke dalë nga “Dorchester Hotel”.
Fjalë për një romancë mes saj dhe rreperit Krept, ose Cayso Johnson, kanë qarkulluar këtë javë. Sidomos pas postimit të një video në profilin e tij në Instagram, duke kërcyer me Ritën dhe i vijuar me një dedikim ku i uronte ditëlindjen shoqëruar me zemra.
Aludimet e fundit janë për një djalë misterioz, me të cilin ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme. Çifti ka dal nga një restorant i njohur në Londër, ndërkohë që Rita kishte vendosur në kokë një kurorë.
Padiskutim që ajo është mbretëresha e takimeve./tvklan.al