Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë, ndan momentet kur u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës

E publikuar: 17/02/2024 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke shpërndarë në Instagramin e saj momentin kur u emërua Ambasadore Nderi nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

“Gëzuar 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rita.

Ajo ka ndarë edhe një pjesë nga koncerti i saj që kishte mbajtur në Prishtinë, ku kishte mbledhur mijëra fansa.

Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës” në vitin 2015, në ambasadën e Kosovës në Londër, ku i ishte organizuar edhe një pritje e veçantë.