Rita Ora nuk është fanse e Zyan Malik

E publikuar: 07/09/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka lënë të kuptohet se nuk është një adhuruese e ish-yllit të One Direction, Zayn Malik, pasi ai ishte ndarë me të dashurën e tij përmes një mesazhi.

Rita, e cila tani është ndarë nga reperi Ricky Hil, ishte mysafirë në “Capital FM” dhe duhej të fliste për një të famshëm, transmeton Koha.net shkrimin e Mirror.

Në momentin që prezantuesi, Max kishte filluar t’i përmend asaj emra të yjeve të famshëm, duke filluar nga Justin Bieber, e deri te Miley Cyrus. Por kur u përmend emri i Zayn, Rita nuk u ndje aq rehatshëm dhe reagoi në një formë jo aq të mirë, përkundër që kishte thënë se Zayn është një djalë i pashëm.

Më në fund ajo u shpreh: “Zayn, ai është i mrekullueshëm, por, unë vetëm…” për të heshtur pas pak, duke e mos e përfunduar fjalinë e saj.rita 1