Rita Ora në top formë (Foto)

E publikuar: 03/06/2016 01:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora nuk bën pjesë tek yjet që “skuqen” kur tregojnë më shumë se ç’duhet nga linjat e tyre, përkundrazi.

Këngëtarja ndodhet në Los Anxheles për disa ditë pushime dhe nuk harroi që të përshëndesë ndjekësit e vet nëpër rrjetet sociale.

Në mbrëmje, 25-vjeçarja iu bashkua Justin Bieber në një lokal nate, ku këngëtari kanadez u mundua t’u shmanget kamerave duke mbuluar krejtësisht fytyrën.