Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, raportohet se nuk i ka punët mirë me gjendjen financiare.
Gazeta britanike “The Sun” sot shkruan se krijuesja e hitit “Shine Ya Light” është duke e paguar çmimin për mos krijimin e këngëve të reja.
Kompania e saj “Ora Multi Services” e ka mbyllur periudhën një vjeçare deri në prill të vitit 2015 me vetëm 265,457 funte fitim, krahasuar me 1.3 milion gjatë sezonit 2013-2014.
“Kjo është gjëja e fundit që i duhet asaj, kur dihet se Roc Nation është duke e paditur me 1.6 milion funte”, shkruan “The Sun”.
Një burim i afërt me Rita Orën i ka thënë gazetës britanike se mos angazhimi në muzikë i ka kushtuar asaj në anën financiare,


















