Rita Ora po vazhdon me turneun e koncerteve në Indonezi.
Rita Ora së fundi ka arritur në Indonezi, ku edhe është bërë pjesë e një sfide, shkruan lajmi.net.
Ajo është nominuar për të mbjellur një pemë, me qëllim që të ndihmohet ekosistemi.
Aktorja Chelsea Handler ishte ajo që e nominoi Ritën për të mbjellur pemë në Indonezi, ndërsa këngëtarja ia dedikon këtë gjyshërve të saj.
“Më kanë nominuar si pjesë e kampanjës për mbrojtjen e ‘Leuser Ecosystem’ në Sumatra të Indonezisë! pemën po ju dedikoj gjyshërve”, ka shkruar ajo.