Kangëtarja e famshme kosovaro-britanike Rita Ora ka tregue se Kosova e ban me u ndi krenare.
Ajo ka dhanë nji intervistë për Channel 4 në Britaninë e Madhe, ku ka deklarue mes tjerash: Unë jam Kosovë. Asht në gjakun tim, në lëkurën time.
Tash si ambasadore kam shumë përgjegjësi dhe kam me u kujdesë me i tregue botës kush asht Kosova, kush jemi ne, – ka thanë ajo mbas marrjes së titullit Ambasadore Nderi e Kosovës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, të Premten në Londër.