Rita Ora ka folur së fundmi hapur për ‘arratisjen nga persekutimi’ si fëmijë nga Kosova, me prindërit dhe motrën e saj, Elena.
Këngëtarja, 29 vjeçe, foli në një intervistë për “Vogue Arabia” për mënyrën se si familja e saj mbërrriti në Londër për të filluar një jetë të re vetëm një vit pasi ajo lindi.
Rita pranoi se megjithëse kishte shumë paragjykime ’gjatë rritjes së saj, ajo bëri shumë miq pasi u lidh me ta sepse ata ishin të ndryshëm’, shkruan DailyMail.
Gjatë luftës dhjetëvjeçare në vend, mijëra njerëz u vranë dhe më shumë se një milion njerëz – përfshirë familjen Ora – u detyruan të iknin për siguri.
Nëna e Ritës, Vera, e cila sapo është rikthyer në shërbimin mjekësor mes pandemisë coronavirus, ka punuar si psikiatre, ndërsa babai i saj ishte një ekonomist.
Duke kujtuar ngjarjen, ajo tha: “Ata lanë pas tërë jetën e tyre dhe duhej të fillonin nga e para kur arritën në Londër si refugjatë. Por mbrojtja ndaj nesh ishte përparësia e tyre kryesore dhe unë numëroj bekimet e mia çdo ditë për atë që ata bënë”.
Duke shpjeguar se prindërit e saj zgjodhën qytetin, Rita tha: “Ata zgjodhën Londrën sepse babi e donte muzikën dhe kulturën, por edhe pse, siç mund ta imagjinoni, adoptimi i një jete të re ishte jashtëzakonisht i vështirë”.
Rita vazhdoi të shpjegojë se si ishte jeta duke u rritur në Londër dhe pohoi se ajo e gjeti atë ‘të ashpër’ për shkak të sasisë së paragjykimeve që rrethuan refugjatët.
Ajo zbuloi: “Shpesh quhesha refugjate në një mënyrë të turpshme, megjithatë, unë kisha shumë miq të huaj dhe të gjithë kemi pasur një kohë të mirë duke u lidhur dhe duke qenë ndryshe”.
Rita viziton Kosovën sa herë që mundet me familjen e saj dhe me krenari zotëron veshjen tradicionale dhe i di vallet e tyre.
Muajin e kaluar Rita festoi ditëlindjen e babait të saj Besnikut me një përzgjedhje të ëmbël të imazheve të hedhura në faqen e saj në Instagram.
Në njërën prej tyre, ajo shihej e ulur në prehërin e atë atit, teksa shkruante në mbishkrimin e saj: “Gëzuar ditëlindjen baba”.