Rita Ora jep mesazhin emocionues para koncertit në Tiranë

E publikuar: 03/06/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen e sotme shqiptarja me famë botërore do të performojë në Sheshin Skëndërbej. 

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit. /Gazeta Express/