Shqiptarja me famë botërore Rita Ora së fundi ishte në një intervistë për ‘BBC‘, shkruan GazetaBlic.
Ajo foli për jetën e saj psikologjike, sa kanë ndikuar komentet negative në rrjete sociale për të.Rita tha se kam pyetur veten, nëse isha duke bërë gjënë e duhur në momentin kur kisha parë komentet e bëra nga njerëzit në rrjetet sociale. Ato komente kanë ndikuar shumë negativisht të ajo, madje edhe në shëndetin mental.
Ajo tha: ‘Është e vështirë për njerëzit që të kujtojnë se edhe pse ne mund të jemi yje në tapetin e kuq dhe magjikë në kopertinat e revistave, ne jemi edhe njerëzorë, për të treguar se ndjenja e realitetit me të vërtetë i vë gjërat në perspektivë. Unë zgjedh për të përfaqësuar veten time si unë, me trupin tim ose me mënyrën se si unë vishem, për të treguar veten time’, ka thënë këngëtarja shqiptare.‘Kur isha duke u fokusuar në anën negative, asgjë nuk erdhi nga ajo. Shëndeti im mendor ishte me të vërtetë i keq, nuk ndjeva se po bëja punën e duhur‘, është shprehur më tutje 27-vjeçarja.
‘Në kokën time isha duke i thënë vetes: çfarë po bëj? Unë jam duke jetuar ëndrrën time”. Por kisha këtë ndjenjë të pasigurisë. Unë jam duke folur për shumë njerëz, dhe për veten që kam qenë një viktimë kibernetike‘, ka thënë Rita.Rita, po ashtu tregoj se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj ‘Phonix’, ajo tregoj edhe arsyen e publikimit të këtij albumi.Bukuroshja tha se: ”Phoenix’ vjen pas shumë kohësh. Kam publikuar albumin tim të parë në vitin 2012, ka kaluar kaq kohë e gjatë, por ‘Phoenix’ është titulluar për të treguar atë ndjenjë të forcës, kurajos dhe etikës së punës që mamaja më mësoi’.