Çdo ditë edhe më shumë, Rita Ora është edhe më shumë pjesë e eventeve të ndryshme. Por suksesi i radhës i këngëtares është se ajo është zgjedhur për të qënë imazhi i Coca–Cola-s.
Coca–Cola ka mbushur 100–vjeç, ndaj lideri botëror i pijeve ka zgjedhur që të përfaqësohet nga bukuroshja Rita Ora, duke e bërë 24 vjeçaren imazhin më të ri të kompanisë.
Tabloidi britanik “Dailymail” sjell disa prej këtyre fotove, ndërsa shkruan se Rita është ambasadorja perfekte e kësaj marke.