Kryeministri Albin Kurti, e ka pritur sot në Qeveri këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”.
Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë entuziazmues”, ashtu si dhe takimin me Kurtin.
“Ky udhëtim dhe ky takim më bënë kaq entuziaste për të ardhmen”, tha ajo,
Kurti e falëndroi Ritën “që na bëre kaq krenarë, si njerëz, si vend” ndërsa tha se “kjo ka qenë një e diel e paharrueshme për mua.
“Gjithashtu”, ia ktheu Rita.
“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”.
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023
Kurti ka shkruar sërish në X për vizitën e Rita Orës.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se me Rita Orën ka pasur një bisedë produktive, teksa ia ka uruar ditëlindjen asaj.
“Pak gjëra janë më shpërblyese sesa të jesh në shoqërinë e njerëzve që duan të japin mbrapsht, të cilët përdorin pozicionin e tyre të ngritur për të zgjatur dorën dhe për të ndihmuar të tjerët në rrugën e ngjitjes. Kam pasur një bisedë vërtet të këndshme dhe produktive me Rita Orën”, ka shkruar Kurti, të dielën.
Few things are more rewarding than being in the company of people who want to give back, who use their elevated position to extend a hand and help others on the way up. I had a truly enjoyable and productive conversation with @RitaOra and @TaikaWaititi today, on Rita's birthday. pic.twitter.com/lmZs8ses2z
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023
















