Rita Ora e trishtuar që nuk mundi të vinte në Shqipëri (Foto)

E publikuar: 11/07/2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëmarrja e Chris Brown në një nga “club”-et në Durrës ka bërë mjaft bujë.  Disa kanë shkuar për të parë koncertin e tij e disa të tjerë nuk kanë qenë për shkak të angazhimeve ose çmimeve paksa të kripura. Ka pasur njerëz të famshëm, të cilët kanë qenë aty ose kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kësaj nate.

Një ndër këta njerëz është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila me sa duket kishte dashur të vinte në Shqipëri bashkë me të. Në një postim në Instagram ajo ka shkruar: “E trishtuar që nuk mund të vij, do të dëshiroja të isha me ty sonte për të të mbështetur”.

Mesa duket, Rita ka pasur shumë dëshirë për t’u bashkuar me mikun e saj Chris në Shqipëri, por në pamundësi për të ardhur ajo i jep mbështetjen e saj nëpërmjet këtij postimi.