Këngëtarja me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Lorik Canan kanë bërë hapjen e koncertit për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Rita Ora fillimisht ka bërë hapjen e këtij koncerti në gjuhën shqipe. Ajo në gjuhën shqipe i është drejtuar të pranishmeve me mirëseardhje dhe përshëndetje.
“Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma”, ka thënë Ora.
Pjesën tjetër, një dedikim Nënës Terezë, Rita e bëri në anglisht, ndërsa përkthimin e bëri ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Koncertin janë duke e përcjellë edhe personalitetet më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria.
Koncertin është duke e transmetuar RTK. Për ta parë atë, klikoni: KËTU
http://www.rtklive.com/sq/livestream/rtk1/ /Gazeta Express/.