Superylli shqiptar, Rita Ora, duket se po mendon që të zgjerojë pasuritë e saj të paluajtshmeme një shtëpi në vendlindje.
Siç raporton Prive, Rita ka vendosur që të blejë një shtëpi në lagjen e re që po ndërtohet në dalje të kryeqytetit Prishtinë, në Bërnicë.
Rita besohet të ketë nisur procedurat, dhe madje flitet se shtëpia e saj do të jetë mjaft luksoze. Në këtë rajon superylli shqiptar do të ketë për fqinj edhe këngëtaren e njohur, Edona Llalloshi.
E ndërkohë këngëtarja nuk e lë pas dore muzikën, ajo është në pritje të albumit të saj të dytë.