Ora është e nominuar në dy kategori Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të moderojë në edicionin e 35-të të MTV Video Music Awards që mbahet të hënën.
Njëherësh, Rita është nominuar në dy kategori me këngën “Lonely Together”, në kategorinë e efekteve më të mira vizuele dhe në atë të vallëzimit më të mirë. E në këtë kategori është e nominuar edhe Dua Lipa me këngën “One Kiss”, shkruan rtv21.tv Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. Edhe profili zyrtar i MTV ka shkruar se janë shumë të lumtur se Rita do ta drejtojë edicionin e sivjetmë të MTV VMA.
Këngëtarja Rita Ora vitin e kaluar ka prezantuar ceremoninë e MTV EMA, ku kishte parakaluar në tepihun e kuq të “MTV Europe Music Awards 2017 ” e veshur me një mantel të bardhë dhe me peshqir në kokë. Ndryshe, MTV VMAs ka filluar më 14 shtator, 1984, për të nderuar videot më të mira muzikore dhe u udhëheq nga Dan Aykroyd dhe Bette Midler, në Radio City Music Hall, në New York. Herbie Hancock ishte fituesi i mbrëmjes, që mori pesë çmime, që u ndoq pas nga Michael Jackson që mori tri çmime./21Media