Rita ka frikë se mund të vdes!? Nis terapinë

E publikuar: 24/08/2015 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora i është nënshtruar disa seancave të rregullta terapish për t’i larguar vetes frikën nga vdekja.
Kjo është njëra nga fobitë e këngëtares që nga fëmijëria, që nuk ka arritur ta shmang as sot.

“Ndër to, vdekja është frika ime më e madhe. Unë shpesh tmerrohesha kur isha e vogël, i thoja nënës sime nuk dua të vdes”, ka treguar Rita për “The sun”.

Për këtë arsye artistja me prejardhje shqiptare, që ka arritur majat e klasifikimeve botërore po i nënshtrohet një terapie për ta mposhtur këtë fobi.