Të gjithë jeni habitur kur muaj më parë këngëtarja Ora ishte shfaqur me rroba banje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV “Europe Music Awards” , transmeton Gazeta Express.
Rita ishte paraqitur me robdeshamber dhe peshqir në kokë, ku mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve.
Ndonëse edhe pas kësaj, Rita me veshje të njëjtë kishte realizuar edhe një fotosesion.
Duket se ky stil i paraqitjes me rroba banje në fotografi po i pëlqen edhe nënës së saj Vera Orës.
Vera së fundmi në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet vetëm me robdeshamber e peshqir në kokë.
Në këtë foto ajo duket tejet seksi dhe madje ka etiketuar edhe vajzën e saj Ritën me të cilën ngjajnë shumë.
Kujtojmë se “Anywhere” është projekti i fundit nga ylli shqiptar./Gazeta Express/

















