Rita del me babanë, por pse po fshihet!? (Foto)

E publikuar: 19/10/2015 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora është në vëmendje të medieve edhe kur ajo tenton të kalojë një ditë normale me babanë e saj nëpër rrugën e Londrës.

Derisa veshi një pallto me ngjyra dhe vendosi edhe kapelë e syze për t’u dukur si një vajzë e thjeshtë, stili i saj i ecjes bëri që 24-vjeçarja të dallohet.

Ylli për të mos u dalluar nuk kishte bërë as makijazh.

“DailyMail” shkruan se Besnik Sahatçiu, babai i Ritës lejoi që familjes t’i shtohet mbiemri Ora për shkak të kuptimit të njëjtë dhe shqiptimit më të lehtë.

Babai i Ritës është pronar i një lokali në Londër.