Ristiq: Shumica e medieve në Serbi kontrollohen nga shteti

E publikuar: 10/08/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Maria Ristiq, në debatin publik ne muzeun e Hamamit në kuadër të DokuFest, ka thënë që mediet në Serbi në shumicën e rasteve financohet nga shteti.
Sipas saj, një pjesë e medieve janë të financuara direkt nga shteti e një pjesë tjetër kanë për pronarë biznesmen që janë të lidhur me Qeverinë, raporton lajmi.net.
“Këto çështje janë problematike në Serbi. Çelësi i udhëheqësve është prona e medieve, shumë media në Serbi janë pronë e shtetit. Pjesa tjetër janë pronë e biznesmenëve, në mënyrë që të qëndrojnë sa më afër zyrtarëve qeveritar, ndërsa gazetarët qëndrojnë në gjendje të keqe ekonomike”, tha Ristiq, raporton lajmi.net.
Sipas Ristiqiq gazetare për tu shpjeguar gjendja më së miri në vendin nga ajo vjen, ka rëndësi se kë e pyet për kronikat që realizon.