Përderisa Facebook po tenton të bëhet vendi i vetëm digjital ku njerëzit e kalojnë shumicën e kohës, kompania do ta transformojë ‘faqen e të rejave’ në një dyqan të madh blerjesh.
Gjiganti teknologjik tha sot se ka filluar të testojë disa mënyra të reja për të bërë blerje në aplikacionin për celularë.
Facebook thotë se në javët në vazhdim do të testojë një seksion të ri të quajtur ‘Shopping’, i cili do të veprojë si një vend i ndarë për njerëzit të cilët dëshirojnë të zbulojnë, shpërndajnë dhe të blejnë gjëra.
Ju gjithashtu së shpejti mund të shihni edhe reklama të cilat do të ju lejojnë të shfletoni produktet në një ekran me hapje të shpejtë, përpara se të shkoni në webfaqen e shitësit për ta blerë atë që dëshironi. (lajmi.net)