Policia e trafikut në një qytet kinez ka shpikur një metodë të re për të inkurajuar sigurinë rrugore.
Sipas mediave të huaja, përcjell gsh, bëhet fjalë për instalimin në vendkalimet e këmbësorëve të penguesve që i lagin me ujë të nxehtë personat që kalojnë semaforin kur ai është i kuq.
Sistemi në Daye në provincën Hubei është i pajisur edhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kështu që autorët mund të identifikohen dhe të emërohen publikisht dhe të turpërohen, njoftoi The Beijing News.
Shkelësit do të mbulohen me ujë dhe lëshohet një tingull mesazhi i regjistruar që thotë, “ju lutem mos e kaloni rrugën, kalimi është i rrezikshëm”.