Mbetjet e nëndetëses nga Gjermania, që është shfrytëzuar gjatë Luftës së Parë Botërore, është rishfaqur në një bregdet të Francës.
Lëvizja e rërës në bregdetin e Calais, ka bërë që UC-61 të rishfaqet sërish, 100 vite pasi ishte braktisur, transmeton Telegrafi.
Nëndetësja gjermane ishte nxjerrë prej kontrolli nga vet kapiteni, që së bashku me 26 pjesëtarë të ekuipazhit ishin dorëzuar te ushtria franceze më 1917.
Raportohet se kjo nëndetëse shfaqet për çdo tri apo katër vjet, ndërsa pas stuhive të fuqishme humbet sërish.
“Shfaqen pjesë të ndryshme, por këtë herë kemi pamjen më të mirë” ka thënë Vincent Schmitt, që është një udhëheqës i turistëve ën atë zonë. Historianët kanë bërë të ditur se UC-61, i ka fundosur 11 anije duke hedhur predha dhe torpedo.
Në momentin që nëndetësja e gjatë afro 50 metra, me peshë prej 150 tonelatave, u bllokua në baltë, atë e rrethuan rojat bregdetare dhe e ndaluan të largohej. /Telegrafi/